Një nënë në Mitrovicë ka raportuar në Polici se dikush ka shpërndarë foto të vajzave të saj.
Ajo ka thënë se persona të panjohur kanë hapur llogari në TikTok dhe aty kanë publikuar fotot me përmbajtje denigruese.
Policia e ka iniciuar rastin si “ngacmim seksual”.
“Me datë 06.07.2023 ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur kanë hapur një faqe në rrjetin social Tik Tok dhe kanë shpërndarë foto të vajzave të saj me përmbajtje denigruese. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin ditor.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy gra raportojnë për ngacmim seksual përmes TikTokut në Zveçan
-
Pjesëtari i Policisë në Mitrovicë të Veriut kërcënohet në rrjetet sociale
-
Motrat e mitura e raportojnë nënën në Polici, thonë se po iu shkakton presion psikik
-
E mitura ankohet në Polici, ia keqpërdorën fotot e videot në rrjete sociale
-
Arrestohet një grua në Klinë, shpërndau fotografi e video të dy viktimave në rrjete sociale