Policia ka zhvilluar dy operacione për goditjen e rasteve të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike” në qarkun e Gjirokastrës, ku u arrestuan dy persona. Operacionet janë zhvilluar në Tepelenë dhe Memaliaj u sekuestruan 36 kg kanabis.
Persona e arrestuar janë shtetasi Hajri Pushi dispononte lëndë narkotike në banesën e tij, më konkretisht në një godinë që përdorej për të mbajtur vegla pune, në një ambient të përshtatur u gjetën dy bidona plastikë, brenda të cilëve kishte 31 kg kanabis.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa u arrestua në flagrancë shtetasi Hajri Pushi 58 vjeç për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve”
Ndërsa shtetasit M. K, 58 vjeç, banues në fshatin Arrëz e Vogël, Memaliaj, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në banesën e tij në fshatin Arrëz e Vogël, Memaliaj, në tavanin e shtëpisë iu gjet një thes me ngjyrë të zezë, brenda të cilit kishte 5 kg kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

-
Policia gjen 46 kg kanabis në një banesë në Tepelenë, një i arrestuar
-
Pranga 3 shtetasve, kapen 102 kg kanabis në Memaliaj
-
Sekuestrohet 64 kg hashash në Memaliaj, arrestohet poseduesi
-
Në Gjirokastër e Memaliaj kapen 81 kg kanabis, arrestohet një person
-
Zbulohen 123 kg kanabis në Tepelenë, një i arrestuar