Në orët e mëngjesit të datës 14 mars 2019, Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë ka zbatuar një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se me urdhër kontrolli është bërë në një shtëpi dhe objekte përcjellëse, që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një substance të dyshuar narkotike në sasi prej 650 gramë.
Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar:
SH. 27 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës
B. 24 vjeçare shtetase e Republikës së Kosovës
Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit R. Sh., i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa e dyshuara është liruar për procedurë të rregullt, ku ndaj tyre janë iniciuar raste për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të substancës narkotike’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.
-
Arrestohen tre të dyshuar në Skenderaj për narkotik
-
Pesë të arrestuar në Skenderaj për 10 kilogramë drogë
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Skenderaj
-
Aksion i antidrogës në Prishtinë, konfiskohen 626 gramë marihuanë, dy të arrestuar
-
Operacioni “Dritarja” çon në arrestimin e tre të dyshuarve për trafikim me narkotikë në Prishtinë