Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Shqipëri nëna braktis vajzën e dhunuar, kërkon florinjtë e saj

Trondit sërish nëna e vajzës së dhunuar me veprimet e saj. Telefonon në redaksinë e Fiks Fare duke kërkuar florinjtë e vajzës dhe duke kërcënuar stafin.

“Mbajeni vajzën, dua florinjtë” kështu e nis bisedën nëna e 18 vjeçares së dhunuar seksualisht nga babai i saj për tre vite rresht.

Në redaksinë e Fiks fare, kanë mbërritur gjatë këtyre ditëve mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisën vajzën pas denoncimit të saj në këtë emision. Ata kërkojnë vazhdimisht që vajza e tyre të kthejë unazën e fejesës, së bashku me dhuratat që i fejuari i ka bërë ditën e lidhjes së tyre.

Familjarët, pas gjithë kësaj historie incesti e braktisin duke mbështetur babanë monstër.

Në të gjitha telefonatat dhe mesazhet drejtuar stafit të Fiks Fare, nëna dhe vëllai i vajzës 18 vjeçare nuk dënojnë veprimet e babait, por kërkojnë të vënë nderin në vend me anë të kërcënimeve kundrejt Fiks Fare dhe dukë bërë hasha viktimën e vetme, vajzën e abuzuar.

Në vend që të falënderojnë gazetarët që shpëtuan vajzën dhe motrën e tyre nga babai kafshëror, tregohen burra zamani me mesazhe force.

Edhe Shqipëri, vajza denoncon babanë përbindësh që abuzoi seksualisht me të për tre vite resht Kronikë Shqipëri, vajza denoncon babanë përbindësh që abuzoi seksualisht me të për tre vite resht

Fiksi ka bërë detyrën e tij dhe është në krah të vajzës së përdhunuar, ndërsa familja del në krah të babait monstër.

Fiks Fare do të vazhdojë misionin e tij pa u ndikuar nga mesazhet kërcënuese të familjes, duke i mundësuar 18 vjeçares një realitet tjetër, larg dhunës seksuale.