Dy punonjës ndërtimi e kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut deri sa po punonin në hapjen e një kanali të një objekti banimi në Shkup. Viktimat janë vëllezër të moshës 26 dhe 28 vjeç, që po punonin në kompaninë e babait të tyre.
Tragjedisë i ka shpëtuar një person i tretë (54 vjeç) i cili është nxjerr i gjallë me lëndime trupore nga persona të tjerë dhe i ekipi i zjarrfikësve që kanë shkuar në vendin e aksidentit, transmeton rel.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11 në komunën e Çairit.
Policia dhe ekipet e hetuesit po hetojnë shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
“Tragjedia ndodhi rreth orës 11 të paradites së sotme në rrugën “Kemal Sejfullai” përballë Poliklinikës së Çairit”.
Edhe
Kërkohet 30 ditë paraburgim dy të dyshuarit ku vdiqën dy punëtorë në Gjakovë
Banorët e asaj zone, shërbimet e zjarrfikësve si dhe personel i ndihmës së shpejtë arritën që ta shpëtojnë 54 vjeçarin pas më shumë se 1 orë pasi tek ai kishin vërejtur shenja jete.
Dëshmitarët okularë prapa kamerave sqaruan se momentin ndërsa ndodhte tragjedia, fillimisht e kanë parë punëtorët e angazhuar në ndërtesën në afërsi të kanalit që po hapej. Babai i tyre ka hyrë i pari për t’i shpëtuar, ndërkaq menjëherë janë bashkangjitur dhe shumë banorë të tjerë që kanë ndodhur afër fatkeqësisë. Por përpjekjet e tyre rezultuan pa sukses.
“Kur arritëm në vendin e ngjarjes, na thanë se dy persona veçmë janë të vdekur për këtë shkak edhe më shumë rëndësi i dhamë njërit i cili ishte ende i gjallë dhe për fat të mirë arritën që ta nxjerrim në bashkëpunim me disa qytetarë të cilët i kuptonin këta situata. Këto intervenime duan shumë durim, nuk mund të ndërmerr diçka që do ta dëmtojë personin i cili është në rrezik. Duhet durim. Ju vetë e vërejtët se vetë qytetarët bëjnë panikë por kemi eksperiencë dhe në bashkëpunim me disa qytetarë ia dolëm”-tha Nuredin Mustafa, komandant në Brigadën e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit”.
Për momentin personi i lënduar ndodhet në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup pa lëndime shumë të rënda dhe jashtë rrezikut për jetë.
“Në vendin e ngjarjes njëri nga të lënduarit ishte në vetëdije, koka e tij ishte mbi tokë ndërsa dy të tjerë ishin të mbuluar nga dheu. Zjarrfikësit intervenuan, punëtori i lënduar ishte gjithë kohës i ndihmuar me oksigjen derisa gropohej. Ekipi jonë, menjëherë e dërgoi në Spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në gjendje përgjithësisht të mirë me dhimbje nëpër trup si pasojë e gropimit”-tha Marina Satirovska, Ndihma e Shpejtë.
Ndërkohë komuna e Çairit njoftoi se punimet për hapjen e kanalit nuk kanë pasur leje për realizim dhe se të njejtat kanë filluar nga sot, kur administrata komunale nuk punon.
Edhe
Dy të rinj vdesin nga shembja e dheut në Shqipëri
Sipas procesverbalit të përpiluar nga ana e inspektorëve në terren, punimet e filluara për kyçjen në infrastrukturën nëntokësore nuk kanë pasur lejen për realizim dhe të njëjtat kanë filluar gjatë ditës së sotme, ditë jo pune, e shtunë”-thonë nga Komuna e Çairit.
Prokuroria nga ana tjetër njoftoi se ka dhënë urdhër për mbledhjen e të dhënave lidhur me posedimin e lejes për ndërtim për kryerjen e gropimit sa i përket investitorit dhe realizuesit të punimeve. Në njoftimin e Prokurorisë poashtu thuhet se është dhënë edhe urdhër për kryerjen e obduksionit të trupave të pajetë. Kanali në të cilin humbën jetën dy të rinjve supozohet të jetë më shumë se 2 metra i thellë.