Në fshatin Shakovicë të Podujevës dje është përfshirë nga zjarri shtëpia e një banori që aktualisht jeton e punon në Gjermani, njoftoi sot Policia e Kosovës.
Sipas raportit të Policisë, zjarri kishte shpërthyer në orën 05:45.
Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar, i cili jeton në Gjermani, e kishte kapluar zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit në atë shtëpi janë shkaktuar dëme vlera e të cilave ende nuk dihet.
Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, thuhet në raport.