Një vajzë 14-vjeçare është zhdukur në fshatin Semaj në Kaçanik. Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës rreth orës 18:00 të hënën.
Babai i vajzës ka treguar se 14-vjeçarja ka dal rreth orës 16:00 për të lëshuar bagëtinë për të kullotur, por ajo nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitet policore së bashku me familjarët e viktimës dhe disa banorë të fshatit janë angazhuar në kërkimin e viktimës, siç është njoftuar në Raportin e Policisë së Kosovës.