Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Prizren burri e rrah gruan e tij

Edhe një tjetër rast është shënuar në Prizren, dhunë ndaj gruas.

Policia përmes raportit të sotëm policor njofton se një burrë ka rrahur gruan e tij pas një mosmarrëveshje që kishin pasur.

Gruaja ka pranuar tretman mjekësor nga lëndimet e marra.

Me urdhër të prokurorit, burri është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se pak javë më parë dhjetëra qytetarë kanë protestuar në qytetin e Prizrenit kundër dhunës ndaj grave dhe ngacmimeve seksuale.