Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Prishtinë zbulohet një dërgesë postare me 48 kënaçe të dyshuara se përmbanin opium

Autoritetet në Prishtinë kanë zbuluar një dërgesë postare me 48 kënaçe me nga 125 gramë substancë narkotike që dyshohet se është e llojit opium.

Sipas raportit të Policisë, Dogana e Kosovës kishe njoftuar Policinë se në dërgesën që ishte porositur nga një i dyshuar kosovar, kishte një substancë të dyshimtë.

“Policia është informuar nga Dogana se në një dërgesë postare që ishte porositur nga i dyshuari mashkull kosovar ka një substancë të dyshimtë. Njësitë e antidrogës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar 48 kënaçe secila me peshë nga 125 gramë me substancë të dyshuar të llojit opium”, thuhet në raportin e Policisë.

Dërgesa është zbuluar të martën në terminalin doganor 3. Rasti po trajtohet si posedim u substancave narkotike, ndërkohë që nuk raportohet për të arrestuar.

Në konsultim me prokurorin rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.