Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje, reja e rrah vjehrrën

Një grua në Prishtinë ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj të shtunën pas një mosmarrëveshjeje.

E dyshuara thuhet se ka sulmuar fizikisht vjehrrën, ndërsa më pas ka ndërhyrë bashkëshorti i saj dhe e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt dhe rasti është cilësuar dhunë në familje. 

“Prishtinë 29.01.2022-15:00 - Pas një mosmarrëveshjeje në familje, e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj viktimën femër kosovare, ndërsa duke ndërhyrë i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar bashkëshorten e tij të dyshuarën femër. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.