Gjatë dy ditëve të shkuara në Pejë janë identifikuar tri kartëmonedha 100 eurosh të falsifikuara, ndërsa dje janë arrestuar tre persona.
Në Rr. “Konferenca e Bujanit” të Pejës më 20 shkurt 2017, në 18:30 ishte shfaqur një kartëmonedhë 100 eurosh e dyshuar se ishte e falsifikuar, transmeton Koha.net. Në raportin sotshëm të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se dje është arrestuar një i dyshuari, mashkull K/shqiptar, nën dyshimin se ai viktimës mashkull, K/shqiptar, ia ka dhënë për ndërrim një bankënotë prej 100 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.
Po dje, në Pejë, në Rr. “Myrvete Maksutaj”, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, K/shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit tek njëri prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy kartëmonedha nga 100 €, që dyshohen të jenë të falsifikuara.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.
-
U sekuestrohen rreth 40 mijë euro false, arrestohen dy persona
-
Kartëmonedha 100 euro e falsifikuar gjendet në Pejë
-
Në Pejë e Prishtinë konfiskohen kartëmonedha false 100 euro
-
Arrestohet një person në rajon të Pejës, dyshohet se falsifikoi dollarë
-
Iu gjetën 34 kartëmonedha 100-euroshe false, arrestohet