Në një bankë në Prishtinë janë deponuar afro 100 euro false.
Menaxherja e bankës ka njoftuar se klient të ndryshëm kanë deponuar disa monedha false. Është deponuar një 50 euro false, një 20 euro, 12 monedha dy euroshe, dhe tri një euroshe.
“Lagjja Veternik, Prishtinë 29.06.2021 – 11:15. Ankuesja femër menaxhere e bankës, ka informuar se nga klient të ndryshëm, janë deponuar disa monedha të ndryshme (1x50, 1x20, 12x2 dhe 3x1) të falsifikuara, në valutën e euros. Të gjitha monedhat e falsifikuar janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
328 dyeuroshe deponohen në një bankë në Prishtinë, dyshohet se janë false
-
Deponohen 462 euro false në një bankë në Prishtinë
-
Në një bankë në Prishtinë raportohet se u deponuan 251 monedha 2-euroshe false
-
Qindra euro të falsifikuara deponohen në një bankë në Prizren
-
Deponohen 350 euro të falsifikuara në një bankë në Prishtinë