Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Mitrovicë arrestohet i dyshuari që kanosi me jetë gruan e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Mitrovicë është kanosur me jetë nga bashkëshorti i saj, ndaj të cilit kishte urdhërarrest.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur të hënën. “Ankuesja femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar e kishte kanosur me jetë. Palët janë intervistuar. Pasi që i dyshuari kishte urdhërarrest, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.