Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në mars u ngritën aktakuza ndaj 1907 personave

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se ka ngritur 1661 aktakuza ndaj 1907 personave për vepra të ndryshme gjatë muajit mars të vitit 2019.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda të prokurorive themelore janë ngritur 88 aktakuza ndaj 134 personave, ndërsa Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur 1573 aktakuza ndaj 1774 personave për vepra të ndryshme penale.

Më poshtë është lista e aktakuzave të muajit mars sipas prokurorive themelore nëpër rajone.

Prishtinë – 501 aktakuza ndaj 573 personave. 474 aktakuza nga Departamenti i Përgjithshëm ndaj 533 personave. Në Departamentin e Krimeve të Rënda janë ngritur 24 aktakuza kundër 34 personave.

Prizren – 160 aktakuza ndaj 204 personave. 154 aktakuza nga Departamenti i Përgjithshëm ndaj 197 personave. Në Departamentin e Krimeve të Rënda janë ngritur 6 aktakuza kundër 7 personave.

Edhe Gjatë 24 orëve të fundit ngriten 103 aktakuza ndaj 122 personave Kronikë Gjatë 24 orëve të fundit ngriten 103 aktakuza ndaj 122 personave

Mitrovicë – 342 aktakuza kundër 383 personave. 331 aktakuza nga Departamenti i Përgjithshëm kundër 363 personave. Në Departamentin e Krimeve të Rënda janë ngritur 11 aktakuza kundër 20 personave.

Gjakovë – 104 aktakuza kundër 127 personave. 96 aktakuza nga Departamenti i Përgjithshëm kundër 110 personave. Në Departamentin e Krimeve të Rënda janë ngritur 8 aktakuza kundër 17 personave.

Gjilan – 177 aktakuza kundër 181 personave. 159 aktakuza nga Departamenti i Përgjithshëm ndaj 159 personave. Në Departamentin e Krimeve të Rënda janë ngritur 18 aktakuza ndaj 22 personave.

Ferizaj – 155 aktakuza ndaj 189 personave. 137 aktakuza nga Departamenti i Përgjithshëm ndaj 162 personave. Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur 18 aktakuza ndaj 27 personave.

Edhe Për një ditë janë ngritur 93 aktakuza Kronikë Për një ditë janë ngritur 93 aktakuza

Pejë – 228 aktakuza kundër 261 personave. 222 aktakuza nga Departamenti i Përgjithshëm ndaj 249 personave. Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur 6 aktakuza kundër 12 të pandehurve.

“Prokuroria e Shtetit, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në fund të njoftimit.