Një person që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur është arrestuar të premten në Kaçanik. Kjo është bërë e ditur në raportin e policisë.
Policia rastin e ka evidentuar si sulm seksual. I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Ankuesja, femër kosovare, ka informuar se i dyshuari, mashkull kosovar, që një kohë është duke ngacmuar seksualisht vajzën e saj të mitur. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.
Një rast i kanosjes ka ndodhur në Jazincë të Shtërpcës. Të përfshirë ishin dy meshkuj. Kanosje ka pasur edhe në fshatin Pridvorica të Zubin Potokut. Dy persona të maskuar dhe me pistoleta kanë trokitur në derën e një gruaje dhe kanë kërkuar vëllain e saj. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Një rast i shtrëngimit është paraqitur në raport që të ketë ndodhur në Gjakovë. Një femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari e ka marrë pa dëshirën e saj dhe e ka dërguar në shtëpinë e tij. Nuk është raportuar për të arrestuar.
Në Gjakovë është raportuar edhe për një rast të dhunës familjare. Janë arrestuar burri dhe gruaja të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe kanë pësuar lëndime trupore.
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë
-
Dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur para disa vitesh, arrestohet i dyshuari në Kaçanik
-
Arrestohet një i dyshuar për ngacmim seksual në Gjakovë
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë
-
Dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur, arrestohet burri në Fushë-Kosovë