Në një banesë në fshatin Golem të Gjirokastrës janë gjetur nga policia 71 kilogramë kanabis sativa.
Pronari i banesës, shtetasi J.K. 53 vjeç, është shpallur në kërkim.
Përveç kanabisit të futur në thasë, policia ka gjetur edhe një sasi prej 54.5 gramë kanabis në trajtën e pluhurit të presuar, që njihet me termin “çokollatë”.
Lënda narkotike u sekuestrua dhe materialet iu kaluan prokurorisë, ndërsa policia po punon për kapjen e 53 vjeçarit J.K. me banim në Sarandë.
Operacione kontrolli antikanabis, policia po kryen në gjithë territorin e vendit.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Gjirokastër e Memaliaj kapen 81 kg kanabis, arrestohet një person
-
Në Gjirokastër sekuestrohen 27 thasë me kanabis
-
Kapen 33 bimë kanabis sativa në një shtëpi në Gjakovë
-
Kapen 21 kilogramë kanabis në Krujë, një person i arrestuar tjetri shpallet në kërkim
-
Policia gjen 46 kg kanabis në një banesë në Tepelenë, një i arrestuar