Në fshatin Lloshkobare në Ferizaj është gjetur një predhë e Luftës së Dytë Botërore.
Njësia për deminim e KFOR-it e kanë asgjësuar mjetin shpërthyes pa pësuar dëme.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se deri sa ishte duke punuar në truallin e tij, kishte hasur në një mjet shpërthyes (predhë e luftës së dytë botërore). Njësia për deminim e KFOR-it, ka bërë asgjësimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm