Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në dy shtëpi në Prizren vidhen para e stoli

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se në dy raste të ndara janë kryer vjedhje në dy shtëpi në Prizren.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari në vlerë të konsiderueshme. Rasti në hetime”, konfirmon Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

E një vjedhje e ngjashme ka ndodhur edhe në fshatin Bregu i Diellit.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me force kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë vjedhur stoli ari në vlerë të konsiderueshme. Rasti në hetime”, thotë PK.

Artikuj të ngjashëm