Në dy aksidente të ndara në Bresje dhe në Banullë janë lënduar 12 persona.
Sipas raportit të policisë, në Bresje të martën në mesditë në një aksident janë përfshirë dy vetura civile, ku pos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit dhe katër pasagjerët. Të gjithë kanë pranuar tretman mjekësor.
Në aksidentin tjetër, në Banullë në mbrëmjen e së martës janë aksidentuar një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar shoferi i veturës dhe pesë pasagjerët e tij. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtatë të lënduar nga aksidenti në Zajm të Klinës
-
Nëntë të lënduar nga një aksident në Pejë, dy dërgohen në QKUK – njëri në gjendje të rëndë
-
Dy persona të lënduar në një aksident në Peran të Podujevës
-
Tre të lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe katër veturave në Vragoli, dy prej tyre rëndë
-
Një i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit në Fushë-Kosovë