Aldison Belulaj, i cili qëlloi me armë zjarri mesditën e të dielës së kaluar 21-vjeçaren Arjela Murataj para portës së Fakultetit të Mjekësisë, ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit të Traumës.
Pasi qëlloi me armë studenten e juridikut, Aldison Belulaj qëlloi edhe veten në një tentativë për t’u vrarë, por pas një jave në reanimacionin e Spitalit të Traumës, ku ndodhej në gjendje kome, 23-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagës së marrë dhe ka ndërruar jetë, transmeton tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo