Me vendim të Prokurorit, Policia e Kosovës njoftoi se dy serbë janë dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi dyshohet se në protestën e së hënës në veri, kanë kryer veprën penale “rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare dhe pjesëmarrje në turmë që kryejnë vepër penale dhe huliganizëm”.
Ata po dyshohen se kanë qenë të përfshirë në sulme ekstreme të dhunshme me mjete shpërthyese ndaj ushtarëve të KFOR-it, Policisë dhe gazetarëve.
Autoritetet njoftuan se tre serbë të tjerë, nga pesë gjithsej, janë liruar në procedurë të rregullt.
“Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime të mëtejme, nga njësitet relevante policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Edhe gjatë së martës po vazhdojnë protesta në veri të Kosovës. Policia e ka konsideruar situatën të qetë, por të brishtë.
-
Ngrihet aktakuzë ndaj dy serbëve për huliganizëm në veri
-
Një muaj paraburgim për dy të arrestuarit nga protestat në veri
-
Arrestohet një person nën dyshimet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës
-
Arrestohen katër persona në veri të Mitrovicës të dyshuar për “lëndim të rëndë trupor”
-
Rrahje mes të rinjve shqiptarë e serbë në veri, disa të arrestuar – dy të lënduar