Me 20 vjet burgim është dënuar Murat Dernjani, për veprën penale të krimeve kundër njerëzimit në Irak dhe Siri. Shpallja e aktgjykimit u bë nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Violet Namani Hajra, dhe anëtarët, gjykatësit Rrahman Beqiri e Kushtrim Shyti. Dernjanit do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar edhe koha e kaluar në paraburgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Rasti është zhvilluar me dyer të mbyllura për publikun për shkak të ndjeshmërisë së lartë të çështjes dhe mbrojtjes së të dëmtuarve.
Dernjani ishte dënuar edhe me 5 vjet burgim për terrorizëm më 14 janar të vitit 2019.
Artikuj të ngjashëm
-
Apeli e kthen në rigjykim rastin e Dërnjanit, tha se s’u vlerësua në mënyrë të plotë gjendja faktike
-
20 vjet burgim Murat Dernjanit për krime kundër njerëzimit në Siri e në Irak
-
Edhe në rigjykim, ish-polici Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Prizren
-
Gërvalla: Dënimi i Raçiqit me 15 vjet burgim, hap i rëndësishëm për drejtësinë ndaj viktimave të dhunës seksuale
-
Arrestohet një person në Prishtinë, i dënuar me pesë vjet burgim për dhunim