Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Serbi ka përcjellë nga afër një aksident zinxhiror në komunikacion, i cili sipas raportimeve të para ndodhi nga një tym i dendur dhe për pasojë la të vdekur një person dhe disa të tjerë të plagosur.
MPJ njofton se ka siguruar informacione zyrtare se tre shtetasit kosovarë, të cilët ishin pjesë e këtij aksidenti kanë marrë disa lëndime-gërvishtje.
“Pas pranimit të ndihmës së parë në vendngjarje janë liruar dhe kanë vazhduar rrugën për në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së, transmeton Koha.net.
Mediat serbe kanë raportuar se një 19-vjeçar nga Beogradi ka vdekur në aksidentin që ka ndodhur në autostradën e Nishit.
Në këtë aksident janë përfshirë një kamion, një furgon dhe një veturë.
-
Një i vdekur e tre të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë
-
Tre të vdekur në një aksident në Prizren
-
Kosova kërkon informacione nga Serbia pas raportimeve për vdekjen e një mërgimtari në aksident
-
Një shqiptar i lënduar në aksidentin me shtatë viktima në Serbi
-
Vdes një shtetas i Kosovës pas një aksidenti në rrugën Lezhë-Milot