Një 15 vjeçar ka vrarë nga pakujdesia vëllanë e tij vetëm 12 vjeç. Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Petoq në Fan të Mirditës.
Përmes një njoftimi për median, policia e Lezhes informon se pasditen e 15 nëntorit dy vëllezërit e mitur kanë qenë bashkë duke ruajtur bagëtitë në mal.
“Dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri automatik, 15 vjeçari E.T. nga pakujdesia dyshohet se ka vrarë vëllanë e tij 12 vjeç D.T. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 18:00, në fshatin Petoq në Fan – Mirditë. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjeko - ligjore. Arma e zjarrit automatik si dhe 2 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, ka thënë Policia, raporton ABCNews.
Babai i djemve, shtetasi E.T., si dhe disa persona të tjerë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
-
Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit
-
Gjendet i vdekur një i mitur në Gjakovë
-
Gjendet i vdekur një i mitur në Reqan të Prizrenit, rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”
-
Ia ofendoi vëllanë e sëmurë, i riu në Durrës grushton për vdekje 52-vjeçarin
-
Nxënësi 13-vjeçar kapet me armë zjarri në shkollë në Ferizaj