Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mësuesja në Prishtinë godet nxënësin, viktima merr tretman mjekësor

Një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici se djali i saj i mitur, është goditur nga mësuesja e shkollës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

E dyshuara është intervistuar dhe e njëjta nuk e ka pranuar se e ka goditur viktimën. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.