Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mërgimtari, nën ndikim të alkoolit, sulmon dy zyrtarë policorë në Ferizaj

Një shqiptar me shtetësi të Gjermanisë, ka sulmuar dy zyrtarë policorë në Ferizaj, në orët e hershme të së shtunës, pasi ishte ndaluar për një kundërvajtje në komunikacion.

Dy policët dhe i dyshuari kanë marrë lëndime trupore. I dyshuari është liruar dhe rasti po hetohet, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Rr.Ahmet Kaqiku, Ferizaj 12.08.2023 – 0:35. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull-shqiptar shtetas i Gjermanisë, pasi që i njëjti ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion dhe nën ndikim të alkoolit nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë. Njësiti policorë me forcë ka futur nën kontroll personin në fjalë, gjatë kësaj dy zyrtarë policorë dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime dhe më pas kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë, pas intervistimit i dyshuari është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.