Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mbytet në det 62-vjeçari nga Kosova

Një 62-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën ditën e premte në Durrës, pasi u mbyt në det, duke e çuar në katër numrin e personave nga Kosova si pasojë e mbytjes në det në një periudhë 10-ditore.

“Ngjarja ndodhi rreth orës 13:31 në sektorin ‘Apollonia’.

Shtetasi Rr.R., banues në Kosovë, kishte ardhur për pushime në Durrës, shkruan sot Koha Ditore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, thuhet shkurt në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës.

Brenda një periudhe vetëm 10-ditore bilanci i viktimave si pasojë e mbytjes në det ka qenë katër persona, që të gjithë nga Kosova. Megjithatë, Bashkia e Durresit, por edhe disa bashki të tjera të bregdetit të Shqipërisë vazhdojnë të mos vendosin roja bregdetare, apo të shpëtimit...(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm