Kronikë

Mbi 4.200 gjoba për mosrespektim të masave në 24 orët e fundit

Mosrespektimi i masave anti-COVID, nga dita në ditë po vazhdon të sanksionohet më rëndë.

Policia e Kosovës në raportin e rregullt ka njoftuar të enjten se në 24 orët e fundit ka shqiptuar rekord gjobash – 4.263 apo gati 300 më shumë se një ditë më parë.

Nga e hëna, në Kosovë janë në fuqi një sërë masash kufizuese për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

Bazuar në të dhënat e raportit, edhe gjobat për shkelje të rregullave në trafik kanë shënuar rritje. Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1.463 gjoba.

Gjithsej i bie se janë ndarë 5.726 tiketa për persona fizikë e juridikë.