Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mbi 1 mijë tiketa shqiptohen për 24 orë në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ditën e diele ka shqiptuar 1091 tiketa të trafikut.

43 është numri i aksidenteve që kanë ndodhur dje në Kosovë, prej tyre 2 përfunduan me fatalitet. 16 aksidente përfunduan me të lënduar, kurse 25 sosh pa të lënduar.

Janë arrestuar gjashtë persona, tre janë dërguar në mbajtje, kurse dy në vuajte të dënimit.