Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mashtroi KEK-un për cilësinë e dezinfektuesit, një muaj paraburgim

Foto: Driton Paçarada / Koha

Një muaj paraburgim i është vënë një të pandehuri në Prishtinë, që erdhi nga Norvegjia dhe tentoi ta mashtronte KEK-un për cilësinë dezinfektuesit me të cilin e kishte furnizuar, ka bërë të ditur të dielën Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në njoftimin e gjykatës shkruan se i pandehuri me inicialet SH.D, në emër të kompanisë së tij kishte nënshkruar më 27 mars kontratë me Korporatën Energjetike të Kosovës-KEK, për furnizim me maska higjienike dhe dezinfektues, “të cilit produkt pas analizave që i ishin bërë nga laboratori i Doganës së Kosovës, ka rezultuar se i njëjti kishte mashtruar për cilësinë dhe kualitetin e dezinfektuesit”, shkruhet në njoftim.

Rrjedhimisht, sipas gjykatës shkruhet se i pandehuri akuzohet për “mashtrim”, “mashtrim të blerësve” dhe “mashtrim të konsumatorëve”.

Shkaku që gjykata ka konstatuar se “ekziston rreziku i ikjes ngase i pandehuri SH.D. kishte ardhur nga Norvegjia dhe i njëjti me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale mund të kthehet përsëri në Norvegji”, gjykata ka vendosur për paraburgimin një-muajsh të tijin.

“Po ashtu ekzistojnë rrethana qe tregojnë rrezikun se i pandehuri mund të arratiset sepse kemi të bëjmë me përfitim të kundërligjshëm dhe dëm të madh pasuror, duke pasur parasysh se vepra ka ndodhur në kohën e pandemisë, me ç ‘rast KEK-u, duke u munduar të mbrohet nga pandemia, është mashtruar nga ana e të pandehurit, ku kanë mundur të rrezikohen punëtorët e KEK-ut dhe të infektohen me virusin COVID 19 për shkak të cilësisë së produktit.