Policia ka zbuluar dje në Pejë një pikë, ku ushtrohej prostitucion.
Sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, në Rr. “Besnik Lajqi” të Pejës njësitet përkatëse kishin nisur një hetim që më 16 shkurt (22:45) me dyshime për ushtrim prostitucioni. Pas hetimeve të kryera dje janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull, K-shqiptar, dhe një femër rome, shtetase e Shqipërisë. Me dyshimin e bazuar se ata kanë kryer veprën kundërvajtëse ‘marrje me prostitucion’, janë dërguar në Gjykatën Themelore, Divizioni për Kundërvajtje-Pejë, për procedura të mëtutjeshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo