Prishtinë, 17 maj - Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankesave, ua ka ndërprerë paraburgimin të pandehurve Korab Muhadri, Pajtim Demaj, Hajredin Krasniqi, Kreshnik Gega, Januz Shatri dhe Endrit Shatri.
Atyre, konfirm dispozitave ligjore, masa e paraburgimi u është zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak, e cila do të zgjasë nga data 16 maj deri më 10 korrik 2018.
Studentët janë aktivistë të Lëvizjes Studentore për barazi, Studim Kritikë Veprim (SKV), të cilët janë arrestuar në parkun e qytetit të Prishtinës.
Studentët po dyshohen nga ana e prokurorisë, se kanë kryer në bashkëveprim veprën penale” Sulm ndaj personit zyrtar, në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 140, paragrafi 3., lidhur me paragrafin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.