Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Denida Rexhepin, edukatoren e akuzuar për dhunimin e dy fëmijëve në një kopsht privat në Tiranë.
Në seancën e sotme, avokati i saj kërkoi lirim nga qelia, me pretendimin se nuk ka vepër penale.
Sipas avokatit nuk ka pasur dhunë fizike, apo psikologjike. Nga ana e saj, e akuzuara ka qenë e pranishme në seancë dhe ka mbajtur qëndrim mohues për akuzën.
Edukatorja u arrestua, sepse me datë 04.06.2017, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 2, janë paraqitur shtetaset J. B. dhe M. L., të cilat kanë bërë kallëzim duke pretenduar se më datë 30.05.2017 dhe 31.05.2017, shtetasia D.R, duke kryer detyrën e saj si edukatore pranë një kopshti privat në rrugën “Nikolla Lena”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur në këtë kopsht.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të këtij kopshti.

-
Arrestohet edukatorja, ushtronte dhunë fizike ndaj fëmijëve
-
Keqtrajtoi fëmijët në kopsht, edukatorja dënohet me 11 muaj burgim e 5 vjet ndalim ushtrimi të profesionit
-
Ndalohen për 48 orë dy edukatoret me dyshimin për keqtrajtim të një 3-vjeçari
-
Arrestohet edukatorja që dyshohet se rrahu një fëmijë në një çerdhe në Prishtinë
-
Arrestohet një grua për keqtrajtim të fëmijës