Dy persona janë arrestuar dje në Isniq me dyshimin se kanë sulmuar dy të tjerë, të cilëve iu kanë shkaktuar lëndime trupore, bën të ditur Policia e Kosovës.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj K/Shqiptarë duke iu shkaktuar lëndime trupore”, thotë PK, transmeton Koha.net.
Më tutje thuhet se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në spitalin e Gjakovës për trajtim mjekësor dhe gjendet nën përkujdesjen e policisë ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Dy të arrestuar për sulm me thikë ndaj katër personave
-
Dy burra lëndohen rëndë nga therja me thikë në Suharekë, arrestohet i dyshuari
-
Dy burra e dy gra arrestohen në Gjakovë, dyshohen për sulm ndaj një burri dhe një polici
-
Sulmuan dy gra dhe një burrë, arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë