Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një rast shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kërrpimeh të Podujevës.
Mjeti shpërthyes dyshohet se ishte një granat dore, ndërsa personat e lënduar janë dërguar menjëherë për tretman mjekësor, raporton Koha.net.
Gjithashtu, për Koha.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se “sot rreth orës 14:00, jemi njoftuar për një rast shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kërrpimeh të Podujevës”.
“Njësitet përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku bazuar në hetimin fillestar dyshohet se nga një mjet shpërthyes (dyshohet për granatë dore) janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti janë duke punuar njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin e shtetit i cili po ashtu ndodhet në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.