Dy fëmijë janë lënduar dje në Suharekë pas eksplodimit të një mjeti shpërthyes që dyshohet të jetë një bombe dore, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Raportohet se ka eksploduar një mjetë shpërthyes (dyshohet bombë dore) me ç'rast lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy fëmijë”, thotë PK, transmeton Koha.net.
Policia më tutje thotë se të lënduarit janë dërguar në trajtim të nevojshëm mjekësor, me ç’rast njëri fëmijë është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.
Është siguruar vendi i ngjarjes, ndërsa është njoftuar njësia për deminim e PK-së. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjetën një granatë dorë, lëndohen dy fëmijë
-
Një qytetar has në pesë bomba në Junik, largohen nga ekipet e deminimit
-
Eksplodojnë dy bombola gazi në Skenderaj, lëndohet i mituri
-
Shkrepi një mjet shpërthyes në shtëpi, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda
-
Gjenden dy mjete të pashpërthyera në Suharekë e Kamenicë