Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer gjatë natës në një nga zyrat elektorale të LSI-së, në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ndodhi në lagjen 18, pranë kryqëzimit të stadiumit “Niko Dovana”, ku persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi eksplozivi, në hyrje të zyrës elektorale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEksplozivi ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale. Policia bën me dije se sasia ishte e vogël, por nuk jep detaje në lidhje me llojin e lëndës plasëse.
Në vendngjarje po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.