Një aksident në rrugën “Shpëtim Robaj” në kryeqytet ka bllokuar sot për së paku një orë rrugën drejt Gërmisë.
Dy vetura të përfshira në aksident, i cili nga fotografitë e siguruara prej Koha.net nuk duket të jetë i rëndë, kanë bllokuar rrugën duke shkaktuar kolonë të gjatë, që sipas lexuesve ka qenë e palëvizshme për një orë.
Në fotografitë e siguruara nga Koha.net po ashtu shihet edhe autoambulanca si dhe dy vetura të Policisë së Kosovës.
Koha.net ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur të dielën pasdite.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm