Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kronikë e KTV-së nga procesi gjyqësor ndaj Enver Sekiraqës

Me dy persona kishte pasur probleme Triumf Riza, dhe siç u kishte treguar shokëve të tij, njëri prej tyre ishte Enver Sekiraqa, raporton KTV .

Gazmend Hoti, shok i ngushtë i Rizës, ishte ndër personat e fundit që kishte biseduar me të para se të plagosej për vdekje, në fund të gushtit të vitit 2007.

Riza, sipas Hotit, në vitin e fundit, kishte shtuar kujdesin shkaku i këtyre problemeve.

Deklaratat e Hotit të dhëna në polici, avokatja e Sekiraqës, Kosovare Kelmendi ka kërkuar që gjykata t’i shpallë si prova të papranueshme, pasi, sipas saj, nuk janë plotësuar konform rregullave të përcaktuara.

Kelmendi gjithashtu kërkoi që Sekiraqa të lirohet nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Edhe Dëshmitari Hoti: Triumf Riza do ta dërgonte Enver Sekiraqën në burg Kronikë Dëshmitari Hoti: Triumf Riza do ta dërgonte Enver Sekiraqën në burg

Për këtë seancë, ishte paraparë që të dëgjohen në cilësinë e dëshmitarëve babai dhe vëllai i Triumf Rizës, Shefqet e Visar Riza, por që gjykata nuk ka arritur të vërë kontakt me ta.

Megjithatë, KTV-ja ka kontaktuar me Shefqet Rizën, i cili ka pranuar se ka ndërruar vendbanim, por arsyetimin e gjykatës e ka quajtur të paqëndrueshëm.