Policia në Mitrovicë, sot ka realizuar një bastisje dhe ka konfiskuar dy armë dhe municion.
Konfiskimi i armëve dhe municionit vjen si rezultat i angazhimeve operative e hetimore mbi bazën e informacioneve dhe dyshimeve të arsyeshme për ekspozim dhe posedim ilegal të armëve, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy armë të llojeve të ndryshme:
Një pushkë automatike, një pistoletë, mbi 20 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armëve është arrestuar M. K. 69 vjeçar, ku i arrestuari pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.

-
Konfiskohen armë dhe municion në një bastisje në Mitrovicë
-
Mitrovicasi arrestohet për dhunë në familje, policia sekuestron arsenal armësh në shtëpinë e tij
-
Gjenden armë, municion e pajisje të tjera në Mitrovicën e Veriut, arrestohet një 56-vjeçare
-
Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës
-
Bastisje në Mitrovicë, konfiskohet një armë e 16 fishekë