Rreth orës 01:00, nga njësitet policore të stacionit të Obiliqit , janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilëve u janë konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Pas marrjes së informatës për të shtëna me armë nga një veturë e cila ishte në lëvizje, në fshatin Hamidi të Obiliqit, policia ka ndërmarrë një aksion dhe në një distancë jo të largët nga vendi i ngjarjes, ka arritur që të ndalojë automjetin e dyshuar dhe të arrestojë dy persona të dyshuar:
E. R, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
B. Sh, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
njërit prej të cilëve i është gjetur dhe konfiskuar: një armë e tipit Ecol Special 99, një armë e ftohtë (thikë), një karikator si dhe në vend ngjarje janë konfiskuar dy gëzhoja.
Ndaj personave të dyshuar, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, janë iniciuar rastet shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.
-
Sekuestrohen dy armë zjarri e një thikë në Fushë-Kosovë, dy persona në mbajtje
-
Pas sulmit me thikë, arrestohen dy të dyshuar
-
Dërgohen në mbajtje dy 18 vjeçarë për gjuajtje me armë zjarri
-
Ndalohen dy persona në Prizren, iu gjetën thikë e elektroshok në veturë
-
Arrestohen dy të dyshuar në Prizren, postuan në rrjete sociale video duke shtënë me armë