Dy kilogramë e 896 gramë drogë e llojit marihuanë është konfiskuar pas bastisjes së një shtëpie në Matiqan të Prishtinës.
Policia e Kosovës njofton se të martën njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, në realizim të operacionit policor “Stop Drogave”, ka hasur në veturën e dyshuar të parkuar afër shkollës, i dyshuari me t’i vërejtur policinë ka ikur duke e lënë veturën aty.
Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 2896.2 gr (2 kg 896.2 gr) substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Po ashtu me urdhër të prokurorit është konfiskuar edhe vetura e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë e cal.7.65 mm, 6 fishekë të cal 7.65 .3 telefona, një Ipad dhe 11 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar ndërsa i dyshuari i parë së bashku me të dyshuarën tjetër (motrën e tij) gjenden ne arrati.
-
Konfiskohen narkotikë në Prishtinë, një i dyshuar arrestohet e tjetri arratiset
-
Aksion i antidrogës në Prishtinë, konfiskohen 626 gramë marihuanë, dy të arrestuar
-
Operacion policor në lagjen e “Muhaxherëve”, kapet drogë e arrestohet një person
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë, i gjenden në shtëpi armë dhe marihuanë
-
I gjenden në shtëpi mbi një kilogram substancë e dyshuar narkotike, arrestohet i dyshuari nga Gjilani