7 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për posedim blerje apo shitje të substancave narkotike.
Gjatë dy aksioneve në qershor të këtij viti janë konfiskuar edhe disa kilogram të substancës narkotike marihuanë, raporton KTV.
Në aksionin e fundit në rrugën Prishtinë-Podujeve të zhvilluar më 30 qershor policia ka arrestuar 3 persona dhe ka gjetur rreth 81 kg marihuanë, si dhe janë sekuestruar 3 vetura dhe 5 celularë.
Me këtë rast janë bastisur edhe 3 shtëpi, por që nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Ndërsa në aksionin e datës 24 qershor në vendin e njohur si Kryqi i Janjevës janë arrestuar 4 persona e janë konfiskuar rreth 55 kg mariuanë.
-
Policia ekspozon drogën e konfiskuar në aksionin e madh
-
Operacioni policor çon në kapjen e 3 kilogramëve marihuanë, të dyshuarit në mbajtje
-
Konfiskohen mbi 76 kilogramë narkotikë e arrestohen tre persona
-
Aksion i antidrogës në Prishtinë, konfiskohen 626 gramë marihuanë, dy të arrestuar
-
Kapen katër persona në Prishtinë, iu gjet drogë në vlerë të 15.000 eurove