Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane i kapur me kokainë, teksa lëvizte me veturë.
Bëhet fjalë për një 42-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i cili ka qenë duke lëvizur në autostradën e provincës së Potenza në Itali, me “ngarkesën” me vete.
Nga hetimet e policisë rezultoi se shqiptari jetonte në Shqipëri dhe se në Itali ndodhej përkohësisht.
Gjatë kontrollit të policisë u gjet 1 kilogramë kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe që me vlerë tregu shkon rreth 60 mijë euro.
Arrestimi i tij u bë këtë të mërkurë, ndërkohë që vijojnë hetimet për bashkëpunëtorët e tjerë.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia austriake kap sasinë më të madhe të kokainës, ia zuri një shqiptari
-
Kapet me 58 kg kokainë në banesë, arrestohet shqiptari në Itali
-
Kapet kokainë me vlerë 5 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali
-
Dy shqiptarë arrestohen në Itali, u kapën me drogë e 73 mijë euro
-
Pozitiv me COVID-19, shqiptari në Itali del të shesë kokainë