Është mbajtur seanca gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së dy personave, e plagosjes së dy tjerëve, të enjten në Lagjen e Spitalit.
Skender Musa, avokat i Naim Mehmetit, një nga të dyshuarit, tha se pala që ai përfaqëson është e dëmtuar.
"Gjithë ajo që mund të them është se pala që përfaqësoj është e dëmtuar, ata kanë të vrarë. Klienti im akuzohet për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”, ka thënë ai, raporton KTV.
Prokurori Ilaz Beqiri nuk ka dhënë detaje, por ka konfirmuar se kërkesa për paraburgim është bërë dhe se Gjykata do të marr vendimin.
Në kërkesën për caktimin e paraburgimit të cilën e ka siguruar gazeta “Koha Ditore” thuhet se kërkohet paraburgim për të pandehurin N.M. i lindur më 22.08.1997 në Prishtinë, i ndalur nga data 05.09.2019 në ora 16:30. Paraburgim është kërkuar edhe për M.M i lindur më 05.03.1949 në Prishtinë i ndalur nga data 05.09.2019, si dhe për të pandehurin F.R. i lindur më 23.09.1968 në Prishtinë.
-
Përleshen fizikisht dy avokatë në një lokal në Prishtinë, intervistohen nga Policia
-
I paraburgosuri në Kamenicë sulmon zyrtarin policor gjatë transferimit në Klinikën e Psikiatrisë
-
Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e imamit në Dragash
-
Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në rastin e vrasjes në Zlipotok të Dragashit
-
Kërkohet paraburgim ndaj 24 vjeçares në Ferizaj që dyshohet për vrasjen e të dashurit