Kronikë

Kërkohet paraburgim për një person në Kaçanik i cili mbolli drogë në ballkon

Foto: Koha / ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.P., nga fshati Kaçanik.

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 13 qershor 2019, në ballkonin e shtëpisë së tij, në katin e dytë ka kultivuar bimë narkotike të llojit Canabis Sativa të cilat kishin arritur gjatësinë 10-15 cm, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari me këtë do të kryente veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).