Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet paraburgim ndaj gruas që dyshohet se theri me thikë bashkëshortin në Ferizaj

Ilustrim

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në Institucionin e kujdesit shëndetësor ndaj të pandehurës Q.B., e cila me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja në tentativë”.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se e pandehura Q.B., me datë 7 Shkurt 2022, në Ferizaj, përkatësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, me dashje ka tentuar që ta privojë nga jeta tani të dëmtuarin, bashkëshortin e saj B.K., në atë mënyrë që e njëjta e sulmon me një mjet të përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor- thikë, duke e goditur një herë në pjesën e qafës, ku si pasojë të dëmtuarit i shkaktohen lëndime trupore, për shkak të të cilave detyrohet të kërkoj ndihmën mjekësore fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, me të cilën ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.