Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Keqtrajtohet një fëmijë në Suharekë, s’ka të arrestuar

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se një fëmijë është keqtrajtuar nga një burrë në Suharekë, dhe më pas ka marr trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur më 10 mars, transmeton Koha.net. Policia nuk raporton për të arrestuar me këtë rast.

“Më 11 mars ankuesi ka raportuar se në datën dhjetë mars djali i tij, dyshohet se është keqtrajtuar nga i dyshuari shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QMF-Suharekë e më pastaj te psikologu”, thotë PK.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.