Disa këmbësorë i kanë shpëtuar për një “qime floku” një aksidenti të rëndë në Ferizaj të hënën.
Sipas videos së dërguar nga një qytetar, aksidenti ka ndodhur në Rrugën e Gjilanit.
Në video shihet se vetura po shkonte në drejtim të disa këmbësorëve, por që për fat të mirë të tyre ajo përplaset vetëm me një shtyllë në rrugë, raporton Koha.net.
Së paku dy persona shihet të dalin nga vetura.