Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e “Adriatikut” në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se nga aksidenti kanë pësuar lëndime trupore katër persona.
“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti për ksp.
Artikuj të ngjashëm